E bija e Mixhes Ramë thotë se një dreq i madh ka hi këtu

by admin
Spread the love

Artisti i njohur Fitim Domi, për publikun i njohur si Mixha Ramë, edhe më tej mbetet i fiksuar në memorien e publikut.

Ani pse nuk është mes nesh, ai ka lënë gjallë batutat, satiren dhe një logjikë ndryshe të të bërit humor.

I ndjeri një kohë të gjatë ka punuar si redaktor përgjegjës i programit humoristik në ish-Radio Prishtinë, ndërkaq për vite me rradhë ka jetuar në SHBA.

Sot, Fitim Domi kujtohet më së shpeshti nga e bija e tij, Besa, e cila në faqen e saj në “Facebook” ka publikuar një foto nga koha e fëmijërisë, ku shihet e veshur si karakteri i të atit.

Foton e ka shoqëruar me shprehjen e famshme: Një dreq i madh ka hi këtu.


You may also like