“E ardhmja po troket plot shpresë”, Lulzim Basha mesazh për natën e ndërrimit të viteve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar shqiptarët me rastin e Vitit të Ri 2022. Basha shkruan në rrjete sociale, se uron që ky vit të jetë i mbushur me dashuri, gëzim, shëndet dhe mirëqenie. Ai shton më tej se të gjithë bashkë të punojnë për një të ardhme më të mirë, ku fëmijët të njohin gëzimin e merituar dhe të realizohen shpresat për një Shqipëri normale.

Postimi i Lulzim Bashës:

“Urimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për Vitin e Ri 2022:

Të dashur bashkqytetarë, teksa e ardhmja po troket dhe shohim plot shpresë atë që na pret, ju uroj përzemërsisht Gëzuar Vitin e Ri 2022!

Uroj që vatrat e familjeve shqiptare të mbushen me dashuri, gëzim, shëndet dhe mirëqenie, e të gjithë bashkë të punojmë për një të ardhme më të mirë, ku fëmijët tanë të njohin gëzimin që meritojnë dhe ku të realizohen shpresat tona për një Shqipëri normale, me mundësi për të gjithë.

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!”-shkruan Basha.

You may also like