E ardhmja në Premier League, Leeds në garë për Gakpo

by admin
Spread the love

Cody Gakpo është një emër shumë i lakuar në merkato dhe mbetet i tillë.

Me shumë mundësi, lojtari i PSV-së do të vijojë karrierën në Premier League, por pyetja e vetme mbetet, te cili ekip?

Manchester United është skuadra që ka shfaqur interes maksimal për shërbimet e holandezit, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete dhe pse Gakpo është një dëshirë e trajnerit Erik ten Hag.

Nga Anglia bëjnë me dije se në garë për shërbimet e Gakpo është edhe Leeds United.

Këta të fundit po vuajnë, ndërsa sezonin e kaluar mbijetuan në fundin e edicionit, ndërsa në këtë aktual, skuadra e Marsch është në të njëjta ujëra dhe rrezikon përsëri rënien nga elita.

Klubi ka shfaqur interes dhe për momentin nuk bëhet fjalë për ofertë konkrete, por duke parë ecurinë e Leeds apo faktin se skuadra të mëdha e kërkojnë, Gakpo vështirë se mund të pranonte ofertën e Leeds, por diçka është e sigurt, nga janari në Europë do të ketë një ankand interesant për shërbimet e Cody Gakpo./ Super Sport


Top Channel

You may also like