E ardhmja e Southgate, Anglia merr vendimin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

E ardhmja e Gareth Southgate nuk vihet në dyshim. Tekniku 52-vjeçar do të vazhdojë të qëndrojë në krye të stolit të Anglisë të paktën deri në Europianin e vitit 2024.

Lajmin e ka bërë publik vetë Federata angleze me anë të një postimi në rrjetet sociale. Në të i jepet besim Gareth Southgate për të ardhmen dhe për përballjet e marsit ku do të startojnë kualifikueset e Euro 2024.

Nën drejtimin e Southgate, Anglia ka zhvilluar paraqitje të mira, por në asnjë rast nuk ka arritur dot të fitojë kompeticionet ku ka marrë pjesë. Në dy Botërorë nën drejtimin e Southgate, Anglia është ndalur në gjysmëfinale, ndërsa në Europianin e fundit u mposht në finale nga Italia. /oversport.tv

Foto: England, Twitter

You may also like