E ardhmja e Skriniar? Zhang merr vendimin për mbrojtësin sllovak

by admin
Spread the love

PSG nuk është tërhequr ende nga lufta për të afruar mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar. Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, gjigantët francezë kanë rinisur kontaktet me drejtuesit zikaltër për të blerë lojtarin.

Megjithatë, këtë herë Interi ka refuzuar menjëherë duke vendosur veton e tyre se Milan Skriniar nuk është më në shitje. Pas transferimit të Casadei te Chelsea, Interi duket se i ka rregulluar bilancet dhe për këtë arsye nuk ka më nevojë për të shitur lojtarë.

Gjithashtu ka qenë edhe vetë presidenti i Interit, Steven Zhang që ka nxjerrë nga merkato Milan Skriniar. Në një komunikim me drejtuesit zikaltër, numri 1 i Interi i komunikoi se nuk kanë nevojë të dëgjojnë më asnjë ofertë për mbrojtësin sllovak, por të fillojnë nga puna për rinovimin e kontratës. /oversport.tv

You may also like