E ardhmja e Scamacca në Serie A? Carnevali: Tregu italian ka pak hapësirë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Giovanni Carnevali, CEO i Sassuolos, foli për SportItalia për të ardhmen e Raspadori dhe Scamacca, lojtarë ndaj të cilëve (sidomos për këtë të fundit) Interi është shumë i vëmendshëm.

Carnevali foli për Raspadorin dhe dëshirën për të mos shitur askënd deri në merkaton verore: “Për Raspadorin kishim një ofertë nga një klub anglez, por refuzuam. Ne nuk duam të bëjmë asnjë shitje në janar. Shitja e Bogës na ka lejuar të rregullojmë situatën tonë ekonomike, nuk kemi nevojë të lejojmë transferime të tjera”.

Më pas Carnevali foli për situatën e Scamacca-s, i ndjekur nga afër edhe nga Interi: “Nuk kemi bërë kurrë një vlerësim ekonomik të Scamacca-s. Shumë varet nga çfarë kërkon lojtari.

Vetëkuptohet që sot në tregun italian ka pak hapësirë, ka pak mundësi ekonomike. Por ne jemi me fat që edhe ekipet jashtë vendit po kërkojnë lojtarët tanë dhe ky është një bonus i madh për ne, sepse futbolli italian është pothuajse i vdekur”. /oversport.tv

You may also like