E ardhmja e Ousmane Dembele, menaxheri i tij thyen heshtjen

by admin
Spread the love

Ousmane Dembele nga 1 korriku është lojtar i lirë, pasi i përfundon kontrata me Barcelonën.

Në Spanjë janë të sigurt që sulmuesi i ka komunikuar trajnerit Xavi dhe stafit të tij vendimin për t’u larguar, pasi oferta e rinovimit nuk e ka bindur.

Sot e ka thyer heshtjen menaxheri i tij, Moussa Sissoko: “E ardhmja e Dembele mbetet e hapur. Ne jemi dhe kemi qenë gjithmonë të respektueshëm për të gjitha klubet dhe kështu do të mbetet.

Kur të jetë koha e duhur për të marrë një vendim, Ousmane do të marrë në konsideratë opsionin më të mirë për të ardhmen e tij”.

PSG është klubi më i interesuar për transferimin e Dembele, madje në media raportohet se është e sigurt që sulmuesi do të rikthehet në Ligue 1. / oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Facebook

You may also like