E ardhmja e De Ligt? Oliver Kahn: Dëshiron të transferohet te Bayerni

by admin
Spread the love

E ardhmja e Matthijs De Ligt ende nuk është përcaktuar, por me shumë gjasa do të jetë në gjermani në radhët e Bayern Munich. Për transferimin e mbrojtësit holandez ka shumë optimizëm në Bavari dhe këtë gjë nuk e ka fshehur as CEO i ekipit, Oliver Kahn.

“Kemi zhvilluar dhe do të zhvillojmë takime për të. De Ligt dëshiron të transferohet te Bayerni”, ishin fjalët e Kahn që tregojnë se e ardhmja e mbrojtësit holandez pritet të jetë në Bundesliga.

Një optimizëm që është parë edhe nga drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic. Ky i fundit pas takimit me drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” u shpreh qartë se janë në një pozicion të favorshëm për transferimin e De Ligt. /oversport.tv

You may also like