E ardhmja e Brojës? Chelsea po vonon përgjigjen, West Ham humb durimin

by admin
Spread the love

Disa ditë më parë transferimi i Armando Brojës drejt West Ham konsiderohej si diçka e kryer. Megjithatë, sipas raportimeve nga mediat angelze gjithçka është vënë në rrezik orët e fundit.

Arsyeja është sepse drejtuesit e Chelsea janë duke vonuar një përgjigje për të ardhmen e sulmuesit shqiptar. Ata ende nuk e kanë vendosur nëse do ta lejojnë sulmuesin të largohet apo do ta mbajnë në ekip për ta provuar për sezonin e ardhshëm.

Diçka e tillë ka bërë që drejtuesit e West Ham të humbasin durimin, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të kenë vendosur edhe një ultimatum. Megjithatë, për momentin Chelsea ende nuk ka vendosur për të ardhmen e Brojës pavarësisht se ka mbi tavolinë një ofertë rreth 38 milionë euro. /oversport.tv

 

You may also like