E akuzuan se kopjoi Elvana Gjatën për albumin e ri, reagon për herë të parë Elhaida Dani

by admin
Spread the love

Elhaida Dani prezantoi këngët e albumit të saj të ri “ZanIn”, në fillim të kësaj jave. Këngë që u pritën shumë mirë e u vlerëuan shumë. Mirëpo, të shumta ishin edhe komentet që thoshin se stili ndryshe i Elhaidës kësaj radhe, ishte frymëzuar nga Elvana Gjata.

Gjatë një interviste për T7, këngëtarja është pyetur rreth këtyre komenteve, duke i qartësuar të gjithë. Ajo u shpreh se nuk është e vërtetë që ka kopjuar Elvanën, por pranoi se Elvana ka qenë e para që e risolli në modë këtë stil të të bërit muzikë, diçka që Elhaida e vlerësoi shumë.

Artistja, e cila është zhvendosur në Itali prej nëntë vitesh, mohoi ta ketë kopjuar Gjatën.

“Nuk është e vërtetë, por të them të drejtën që Elvana ka qenë e para që risolli muzikën shqiptare në këtë lloj stili, në këtë lloj mënyre sa më moderne dhe e kam vlerësuar shumë, sepse duhej ta bënte dikush. Elvana e bëri aq mirë sa e riktheu në modë le të themi dhe i la hapësirë çdo artisti tjetër për ta bërë”,- tha Elhaida.

You may also like