“Dyshohet se vajza e ka goditur viktimën me objekt të fortë”, policia me detaje rreth vdekjes së 16-vjeçarit në Tetovë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka dhënë detaje të reja në lidhje me trupin e pajetë të të miturit që u gjet dje në Banjat e Tetovës, përcjell TV21. Nga SPB-Tetovë thonë se gjatë ditës së djeshme është zhvilluar bisedë zyrtare me një vajzë e cila dyshohet se me një gjësend të fortë ka goditur viktimën në kokë.

“Më datë 22.12.2022 në ora 14:00, në SPB Tetovë është zhvilluar intervistë zyrtare me një të mitur 17 vjeçare nga Rogla e Tetovës. Ajo dyshohet se ka sulmuar me send të fortë të miturin 16-vjeçar nga fshati Novosellë nga Komuna e Zhelinës, i cili u gjet i pajetë dje në orën 07:10 minuta në ujërat e lumit “Shkumbim” rrugës për në vendin e quajtur “Banja” në Tetovë. Po ashtu në lidhje me ngjarjen në prani të prindit, përfaqësuesit nga Qendra për Çështje Sociale, avokatit dhe personit mjekësor është zhvilluar bisedë me një të mitur tjetër 17 vjeçar nga Tetova. Vajza e mitur është ndaluar në komisariat, ndërsa i mituri është lënë i lirë. Pas dokumentimit të rastit nga gjyqtari në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Tetovës, të miturës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh dhe është dërguar në burgun e Shkupi për vuajtje të masës së paraburgimit”, thonë nga SPB-Tetovë.

You may also like