Dyshohet se e dhunoi një grua, arrestohet 30 vjeçari nga Mitrovica

by admin
Spread the love

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur para disa ditësh në rrugën ‘Nemanjina’ në Mitrovicë të Veriut, ku një grua e moshës 29-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga një burrë.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari për këtë rast tashmë është arrestuar dhe ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndërsa janë mbledhur prova kundër tij që do të përdoren gjatë hetimit të rastit.

Burimet nga Prokuroria thonë se viktimës i janë bërë ekzaminimet e nevojshme, me ç’rast kanë rezultuar se e njëjta është keqtrajtuar seksualisht nga i dyshuari.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti ndaj tij është iniciuar si “Dhunim”.

Lexo lajme interesante

You may also like