Dyshimi për helmim të ushtarëve, ushqimi që u konsumua nuk rezulton i dëmshëm

by admin
Spread the love

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se analizat fiziko –kimike dhe mikrobiologjike të mostrave të ushqimit të konsumuar të pjesëtarëve me simptome, rezultatet nga Inspektorati Sanitar kanë treguar se ushqimi është në parametrat normal dhe se nuk është i dëmshëm.

“Bazuar në rezultatet e këtyre analizave, Inspektorati Sanitar i Kosovës i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në procesverbalin nr. 0001375, të datës 13.04.2022, njofton se rezultatet e ushqimit kanë rezultuar në kufijtë (parametrat) normal dhe jo të dëmshme, si dhe në mostrat e analizuara nuk janë izoluar baktere patogjene”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

 

You may also like