Dyshime të mëdha për shortin, UEFA “kurdisi shortin” vetëm për pasur përballjen Ronaldo – Messi

by admin
Spread the love

Para pak minutave është hedhur shortin për fazën e 1/16 të Ligës së Kampionëve në Nyon të Zvicrës, në selinë e UEFA, raporton Insporti.com.

Shorti i hedhur ka vendosur një përballje të madhe ndërmjet PSG dhe Manchester United, që do të thotë një përballje mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Megjithatë, në mediet angleze dhe gazetarët anglezë në rrjetin social Twitter janë duke hedhur dyshime rreth shortit të hedhur.

Sipas tyre, ky short duhet të përsëritet, pasi Manchester United nuk ishte vendosur në vazon e dytë, që do të vendoste përballjen Atletico Madrid – Manchester United.

Në Tëitter tashmë është publikuar edhe video ku shihet kur Manchester United nuk është vendosur fare në vazon e dytë, që do të vendoste përballjen me klubin spanjoll.

Mbetet të shihet nëse klubi anglez do të ankohet në UEFA dhe do të ketë short të ri. /Insporti.com/

You may also like