Dygolëshi i Dragojt mjafton, Korabi i bën presion Erzenit

by admin
Spread the love

Java e 18-të e Kategorisë së Parë është mbyllur pasi ka përfunduar edhe ndeshja e fundit Korabi-Besa. Vendasit kanë marrë tre pikët pasi kanë mposhtur Besën me rezultatin minimal 1-0.

Ishte Dragoj ai që zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë. Sulmuesi shënoi në minutën e 33 duke e çuar rezultatin në 1-0. Korabi pati edhe disa raste të tjera për të shënuar, por nuk ia doli dot të çonte topin në rrjetë në pjesën e parë.

Edhe pjesa e dytë nisi me të njëjtin rritëm me Korabi që ishte më shumë kërkues për golin. Megjithatë, rezultati u dyfishua vetëm në minutat e fundit të takimit. Golin e realizoi sërish Dragoj që plotësoi edhe dygolëshin e tij personal.

Kështu, Korabi nuk humb terren në luftën për t’u ngjitur në Abissnet Superiore dhe tashmë është vetëm 4 pikë larg Erzenit të vendit të dytë. Gjithashtu, Korabi ka edhe një ndeshje më pak dhe mund ta ngushtojë diferencën në -1. /oversport.tv

KATEGORIA E PARË – JAVA 18
Korabi-Besa 2-0
Shënues:
Dragoj 33’, 90+3’

You may also like