Dy vjet të Qeverisë Kurti, Rukiqi (LDK): Shohim grafikone që tentohen të manipulohen (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se Qeveria Kurti për dy vjet prej kur është në qeverisje nuk ka bërë ndonjë punë të mirë në aspektin e zhvillimit ekonomik.

Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ai ka potencuar se ekzekutivi nuk ka punuar aq sa ka premtuar, veçse sipas tij, është munduar të përdorë manipulimin si metodë për të dhënë përshtypjen se kanë punuar në aspektin ekonomik.

“Qeveria Kurti ka ardhur me një pompozitet dhe në këto dy vite nuk shohim asgjë nga ai pompozitet. Më shumë shohim deklarata, shohim ndonjëherë ndonjë grafikon që tentohet të manipulohet”.

“Nëse e shohim se çfarë po bëhet në ekonominë e vendit, nuk kemi asnjë projekt serioz, ne nuk shohim asnjë masë të vetme që të trajtohet problemi i inflacionit, nuk shohim asnjë projekt të vetëm të asaj se çfarë ka premtuar qeveria”, ka thënë Rukiqi.

“Për më shumë shohim edhe dëmet e muajve të fundit, por edhe të dy viteve të fundit të mosveprimit, ka qenë edhe rasti i organit shqyrtues të prokurimit që ka vonuar shumë projekte kapitale. Tash së fundi kemi edhe problematikën me Trustin që realisht është shumë serioze, duke marrë parasysh një panik që kemi në tregjet financiare ndërkombëtare”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like