Dy vjet nga votimi i Qeverisë Kurti I, këto ishin momentet më qesharake të seancës

by admin
Spread the love

Sot, më 3 shkurt 2022, janë bërë dy vjet prej se kur Albin Kurti u zgjodh për herë të parë kryeministër i vendit.

Kurti, në aso kohe partner qeverisës kishte Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila edhe e shkarkoi nga posti i kryeministrit, pasi ky i fundit e kishte shkarkuar nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliu.

Kreu i VV-së, këtë vendim e mori pasi i dyti i LDK-së ishte pro shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme pasi në atë kohë kishte ardhur në Kosovë virusi COVID-19.
Kurti qëndroi për 52 ditë me kompetenca të plota në krye të qeverisë, ndërsa pas tij erdhi Avdullah Hoti.

Në seancën ku u votua Qeveria Kurti I kishte shumë momente qesharake, si rasti kur deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në sakon e Kurtit vendosi flamurin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë, e të cilat i risjellim në videon e mëposhtme.

You may also like