Dy ushtarë rusë pranojnë fajësinë për krime lufte, qëlluan shtëpi private

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dy ushtarë rusë u deklaruan fajtorë në gjykatën Kotelevsky
në rajonin e Poltava të Ukrainës këtë të enjte për “shkelje të ligjeve dhe
zakoneve të luftës të” të kryera me konspiracion paraprak grupor.

Ushtarët Oleksandr Bobykin dhe Oleksandr Ivanov akuzohen se
kanë gjuajtur raketa Grad nga rajoni Belgorod i Rusisë drejt rajonit të Kharkiv
të Ukrainës më 24 shkurt, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Në bazë të detajeve të publikuar nga gjykata, ushtarët
akuzohen se qëlluan me artileri duke dëmtuar objekte të infrastrukturës civile,
duke përfshirë dy shtëpi private në Kazacha Lopan dhe Veterynrne në Kharkiv.

Ata u kapën nga forcat ukrainase në Kharkiv, sipas
memorandumeve të gjykatës, teksa vendimi do të jepet më 31 maj.

You may also like