Dy të vdekur nga tajfuni në Japoni, 9 milion njerëz duhen evakuuar

by admin
Spread the love

Autoritetet në Japoni kanë paralajmëruar për rrëshqitje dheu dhe përmbytje pasi një nga stuhitë më të mëdha në dekadat e fundit goditi vendin.

Tajfuni Nanmadol ka vrarë të paktën dy persona dhe ka plagosur 90 të tjerë që kur mbërriti në ishullin jugor të Kyushu të dielën në mëngjes.

Mediat vendase raportojnë se një burrë u vra kur makina e tij u mor përpara nga rrjedhat e furishme të ujit dhe një tjetër vdiq pasi një masiv dheu ra mbi të.

Nëntë milionë njerëzve u është thënë të evakuohen dhe më shumë se 350,000 shtëpi janë pa energji elektrike.

Tajfuni solli erëra deri në 234 km/h duke shkatërruar shtëpi dhe duke ndërprerë transportin . fuqia e tij është e barabartë me një stuhi të kategorisë katër ose pesë.

Edhe Kryeqyteti, Tokio, nuk ka mbetur i paprekur nga stuhia, Shërbimet e trenave, tragetet dhe qindra fluturime janë anuluar si pasojë e Nanmadol.


Top Channel

You may also like