Dy të mbijetuar nga autobusi i djegur arritën dje në qendrën klinike

by admin
Spread the love




Dy nga gjithsej shtatë pacientët e mbijetuar nga tragjedia në Bullgari dje kanë arritur në spitalin shtetëror në Shkup. Një vajzë 17 vjeçare dhe një burrë 49 vjeçar kanë braktisur spitalin bullgar në gjendje stabile por me lëndime trupore. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se dy pacientët janë shtruar në klinikën për kirurgji plastike, ku do të vazhdojnë kurimin pas aksidentit të autobusit në Bullgari.

VENKO FILIPÇE, MINISTËR I SHËNDETËSISË
“Në mëngjes bisedova me drejtorin e spitalit ‘Pirogov’ në Bullgari. Pacientët kanë dalë nga spitali në gjendje stabile, siç kanë qenë gjatë gjithë kësaj periudhe. Bëhet fjalë për vajzë 17 vjeçare dhe një pacient më të moshuar. Ata kanë lëndime, duhet të shtrihen në klinikën për kirurgji plastike ku janë siguruar vende për ta”.

Me pacientët do të punohet edhe në aspektin psikologjik, për shkak të tronditjeve që kanë marrë nga aksidenti i tmerrshëm. Disa prej pacientëve kanë edhe familjarë të vdekur, prandaj sipas ministrit Filipçe, ndihma psikologjike është shumë e rëndësishme në këtë fazë.


You may also like