Dy sipërmarrës nga Kantoni Vaud duhet të shkojnë në burg për katër vjet e gjysmë për disa krime ekonomike. Ndër të tjera, ata kishin mashtruar Fondin Zviceran të Sigurimit të Aksidenteve (Suva). Të premten, ata u dënuan në Yverdon VD.
“Mjeshtri” i mashtrimit të Suva-s erdhi i lirë para gjykatës, por doli në pranga, transmeton portali Shtegu. Gjyqtari ishte i mendimit se 40-vjeçari me shtetësi zvicerane duhet të arrestohet menjëherë sepse rrezikohej të ikte në vendin e tij, Kosovë.
Kontraktori me seli në Broye, i cili punon në industrinë e ndërtimit, u shpall fajtor për raportimin e rreth 20 aksidenteve të dyshimta në Suva, për të marrë benificione të pajustifikuara prej disa qindra mijëra frangash.
Edhe i pandehuri tjetër kryesor, një kosovar 33-vjeçar, u dënua për mashtrim të Suva-s, por kryesisht për inskenim të një sërë falimentimesh mashtruese.