Dy gola për rikthimin te fitorja, Lyon dominon ndaj Nice

by admin
Spread the love

Lyon rikthehet te suksesi në kampionat, pas fitores 2-0 ndaj Nice në “Parc Olumpique Lyonnais”, në javën e 24-të të Ligue 1.

Skuadra e Peter Bosz ishte dominuese në pjesën e parë, ndërsa avantazhi erdhi shumë shpejtë. Pas 8 minutash lojë, Dembele kaloj vendasit në epërsi fal një penalltie të përkthyer në gol. Lyon kishte tjetër moral në minutat pasuese, duke diktuar rimtin dhe zhvendosur kundërshtarin në metrat e fundit, por në rastet e krijuara, vendasve u mungojë finalizmi dhe pjesa e parë u mbyll 1-0.

Në fraksionin e dytë ishte e njëjta histori, me sfidën që u luajt vetëm me një sens, në portën e portierit Benitez. Pas 52 minutash lojë rezultati ndryshoi përsëri, me vendasit që realizuan sërish, këtë herë me kamerunasin Karl Toko Ekambi, i cili shfrytëzoj në maksimum pasimin e N’dombele. Në krahun tjetër, Galtier, provoi të ndryshonte kursin e sfidës me zëvendësimet e shumta, por as kjo nuk i erdhi në ndihmë për të mos dal i mundur nga kjo përballje.

Lyon, rikthehet kështu te fitorja jo vetëm në kampionat, por edhe në takimet direkte përballë Nice dhe prek koutën e 37-të pikëve duke u pozicionuar në vendin e 6-të, ndërsa Nice, mbetet në vendin e 3-të me 42 pikë .


Top Channel

You may also like