Dy gola nuk mjaftojnë, Ballkani del pa pikë nga transferta çeke

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dy gola nuk i mjaftuan Ballkanit për të marrë pikë në transfertën e vështirë çeke përballë Slavias së Pragës.

Kampionët e Kosovës u mposhtën 3-2 në duelin e dytë të grupit G në Conference League, aty ku garojnë edhe Sivasspor dhe Cluj.

Të pesë golat u realizuan në fraksionin e parë të sfidës. Ekipi i Ilir Dajës kaloi dy herë në avantazh me anë të Ermal Krasniqit dhe Meriton Korenicës, por skuadra çeke siguroi pikët maksimale falë autogolit të Stivi Frashërit dhe golave të Peter Olayinka dhe Masopust.

Ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Bylisit në Superiore, ishte protagonist me golin e tij dhe asistin te goli i tretë i Slavias. Pjesa e dytë dhuroi pak emocione. Slavia kërkoi golin e qetësisë, por u përball me pritjet e Stivi Frashërit.

Ndërkohë, Astrit Thaqi u largua me karton të kuq gjashtë minuta përpara fundit, duke lënë Ballkanin me dhjetë lojtarë. Grupi G kryesohet nga Slavia dhe Sivasspor me nga 4 pikë, teksa Ballkani dhe Cluj numërojnë nga një pikë.


Top Channel

You may also like