Dy gjigantët europianë konkurrojnë Interin për Sebastien Haller

by admin
Spread the love

Konkurrenca për Sebastien Haller është ritur ndjeshëm. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka qenë prej kohës një prioritet i Interit, ndërsa drejtuesit zikaltër u takuan në mars edhe me agjentët e lojtarit. Aty ata morën edhe konfirmimin për një transferim të mundshëm.

Megjithatë, sipas The Sun, në garë është futur fuqishëm Manchester United. Vitin tjetër “Djajtë” do të drejtohen nga Erik ten Hag, trajneri aktual i Haller dhe ndërhyrja e tij mund të luajë një rol kryesor për të bindur sulmuesin në transferohet në Angli.

Megjithatë, një tjetër konkurrent i fortë është edhe Bayern Munich. Bild raporton se ka pasur një kontakt mes bavarezëve dhe agjentëve të sulmuesit 27-vjeçar.

Ausilio sakaq ka kohë që dëshiron të afrojë sulmuesin në Milano, pasi ka kontaktuar edhe vite më parë me agjentët e lojtarit. Problemi i vetëm është rroga që ai kërkon.

Agjentët u kanë komunikuar ekipeve të interesuara se duhet një rrogë prej 9 milionë eurosh për të bindur Haller, ndërsa Interi nuk ka në plan të paguaj një lojtar në këto shifra. Nga kjo pagë trembet madje edhe Bayern Munich. /oversport.tv

You may also like