Dy fjalë për 17 hektarë tokë në fshatin Bërnicë të cilat Përparim Rama dëshiron t’ia dhuroj sadaka Dugagjin e Dua Lipës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shpresoj që kërkesa e Dugagjin Lipas të refuzohet edhe pas mbajtjes se Koncertit në Tiranë.
Janë shumë arsye që do kisha pas deshirë t’i numëroja këtu;
– Fillimisht për t’i dhuruar 17 Hektarë Toke Dugagjin Lipas, do e kisha pyetur se cfarë kontributi dha ky njëri para, gjatë dhe pas luftës për Kosovën dhe popullin e saj të përvuajtur?
– Cfarë di Dugagjin Lipa, Përparim Rama dhe shumë përkrahës të këtij koncerti rreth Historikut të fshatit Bërnicë dhe përse i pari i Komunës dëshiron të bëhet aq dorëdhënës me gjithë këtë hapsirë të madhe kur dihet se ky fshat, pra Bërnica e Poshtme dhe ajo e Epërme ka një sipërfaqe prej 839 hektarësh.
– Dua Lipa që është rritur në Londër, ajo nuk e di që edhe pas 23 viteve ky
– fshat me dy lagjet e saja, nuk ka asnjë Park për fëmijë, nuk ka as Qerdhe dhe as trotuar për të lëvizur, pra mungon komplet infrastruktura.
– Ky fshat ka një lum të vjetër, që në të shkarkohen ujrat e zeza dhe Përparim Rama, e para tij Shpend Ahmeti, Isa Mustafa dhe Ismet Beqiri, asnjëherë nuk u interesuan për rregullimin e shtratit të këtij lumi, për rregullimin e kanalizimit, ndriqimin e fshatit etj.
– 17 hektarë të fshatit Bërnicë e Poshtme, Vlora Citaku i konsideron djerrinë, por as Vlora, as Përparimi e as Dugagjin Lipa nuk e din saktësisht se ku është Bërnica dhe cfarë pasurie përbën ky fshat sidomos për arkeologët tanë dhe të huaj. Është mëkat që kjo hapsirë të dedikohet për një individ që për qëllim të vetëm ka xhepin dhe interesin e tij, prandaj duke e ditur historikun e lashtë të këtij fshati dhe bazuar në gjurmimet arkeologjike si dhe varrezat e vjetra që sa her që hapet një podrum ose gjurmohet, është e pamundur që aty te mos zbulohen qeramika, gypa të vjetër dhe gjësende që i përkasin kulturës ilire-dardane.
– Përparim Rama fillimisht duhet t’i mbaj fjalët dhe t’i zbatoj premtimet që ka dhënë gjatë fushatës zgjedhore; rregullimin dhe asfaltimin e të gjitha rrugëve brenda këtyre fshatrave; Bërnice, Milec dhe Sinidoll, po ashtu të investoj në hapjen e Qerdheve si dhe Parqeve për banorët e fshatrave pasi që ka mjaft hapsira ku mund të investohet për edukimin e mirëfillt të rinisë sonë.
– Ndërsa për emërtimin e vjetër që ka ky fshat kemi dy dokumente: njëri i përket vitit 1348 ku me emrin Bernic është përmendur në kartën e Car Dushanit, lëshuar manastirit të Shën Arkangjelit, në afërsi të Prizrenit dhe dokumenti i dytë është ai i vitit 1455 ku Bërnica e Epërme dhe e Poshtme sipas defterëve kadastrale turke, kanë qenë të banuara me shqiptar vazhdimisht.
– Po ashtu, si është e mundur që nga këta 17 hektarë tokë të cilët i kërkon Dugagjin Lipa, të aprovohen dhe t’i lihen në menagjim kur qe 23 vite nuk kemi asnjë Projekt që është ndërtuar nga Qeveria me një hapësirë aq të madhe. Kemi mbi 1400 fëmijë të vrarë dhe masakruar, mbi 20,000 gra të dhunuara dhe nuk posedojmë asnjë Muze sëpaku për Diasporën tonë të shtrejt dhe për vizitorët të cilët nëse do ta kishim një hapësirë të tillë ku do të shfaqeshin me Maketa të gjitha Komunat e Kosovës, fshatrat e prekura nga gjenocidi serb, do ishte `a walking book and proof ‘ për ta njohur nga afër atë që I ka ndodhur vendit tonë.
– Komuna e Prishtinës nuk mund të ndaj gjithë këtë hapsirë pa u takuar edhe me banorët e fshatit në fjalë dhe pa i marr mendimet e tyre, sepse tek e fundit Perparim Rama pas këtij mandate ai shkon, ashtu sic shkoi Shpendi, por neve na mbushen rrugët me të huaj të cilët do dalin të zhveshur dhe të droguar, e që besa do urinojnë në rrugë ashtu sic vepruan në Tiranë ditë me parë. E njoh bukur mire kulturën e tyre dhe PUBLIKISHT prononcohem në emrin tim dhe të banorëve që NUK KEMI NEVOJË PËR KËTË DEGJENERIM, por duam:
– Qerdhe
– Shkollë
– Stadium
– Park për rekreacion për fëmijet tanë
– Rregullim të Infrastrukturës
– Ndriqim të fshatit
– Mirëmbajte të Lumit “Siceva“ dhe krejt në fund i bëj thirrje Përparim Ramës që sa me parë ta ekzekutoj rregullimin e murit të Varrezave të Bërncies (me sipërfaqe 25 ari) ku aty janë të varrosur Muhaxeherët e Toplicës. Just don’t talk anymore about Dua Lipa and her dad because we live in different world Mr. Rama.
Dua Lipes dhe Dugagjinit i uroj që Bregun e Diellit (Sony Hill) ta vazhdojnë me Edi Ramën sepse edhe ashtu përshtaten.

Me respekt
Feim Dragusha
Kryetari i fshatit Bërnicë

You may also like