Dy deputete të reja në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dy deputete të reja nga lista e LSDM-së do të hyjnë në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut. Ato janë Sanela Skrielj dhe Marija Koçovska, të cilat do të ulen në karriget e Kuvendit, pasi që pjesë e Qeverisë së re do të jenë dy deputetet e deritanishme Sllavjanka Petrovska dhe Bisera Kostadinovska Stojçevska.

Petrovska do të jetë ministre e re e mbrojtjes në vend të Radmilla Sheqerinskës, ndërsa Bisera Kostadinovska në postin e ministres së Kulturës. Sanela Skrielj hyn në parlament si kandidate e 14-ta në listën e LSDM-së në njësinë e dytë zgjedhore. Ndërsa Kocovska nga njësia e pestë zgjedhore.

You may also like