Duro: Skuadra dha maksimumin, por në finale nuk duhet të gabosh

by admin
Spread the love

Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro ka folur pas ndeshjes për Supersport ku ka shprehur edhe keqardhjen e tij për finalen e humbur përballë Vllaznisë. Ai tha se skuadra dha maksimumin, por në fund vendosën episodet.

“Kur është finale dhe humb Kupën, pavarësisht çdo gjëje, e rëndësishme është fitimi i Kupës. E vërtetë është që e nisem mirë, si lojë u barazuam. Pjesa e parë ishte e barabartë, në pjesën e dytë ishim më kërkues se Vllaznia.

Sigurisht janë finale që përcaktohen nga episode të veçanta, në shtesë është goli që është moment vendimtar, ishte goditje e mirë e Adilit, por e them që ishte një pakujdesi e mospërqendrim total i portierit se ishte distancë e largët. Ai gol vendosi fatin e ndeshjes.

Në pjesën e dytë kemi qenë më kërkues se Vllaznia, pranë portës kundërshtare. Guindo punoi gjatë gjithë kampionatit. Por ishte një fillim i shtesës, një pakujdesi në atë gol, u munduam në shtesën e dytë por nuk kishim shansin. Si lojë, mendoj se skuadra dha maksimumin, por finalet janë të tilla që nuk duhet të gabosh, duhet të jesh shumë i përqendruar në çdo moment.

Pas shënimit të golit kishim dy momente, por pjesa e parë ishte e barabartë, ndërsa në të dytën, them se skuadra luajti më mirë. M’u duk se ishim pranë golit me Adeleke, skuadra funksionoi. Por në finale janë momente që duhet të jemi të kujdesshëm dhe më mbetet pishman ai goli i dytë se Vllaznia nuk kishte rrezikshmëri ndaj nesh.

Nuk mund të them se në lojë ishim keq. Por e thashë që janë fjalë të tepërta kur humb Kupën se ajo është më e rëndësishme”, tha ndër të tjera Duro pas ndeshjes. /oversport.tv

You may also like