Duro: Një fitore e madhe, Egnatia meriton notën 8! Fernando ishte i jashtëzakonshëm

by admin
Spread the love

Trajneri i Egnatias, Shpëtim Duro ka folur për Oversport pas fitores së arritur në Shkodër përballë Vllaznisë.

Kisha frikë sepse u ndërpre kampionati kur skuadra ishte me një ritëm shumë të mirë, pashë që skuadra vazhdon në ato ritme. Jam shumë i kënaqur me këtë fitore përballë Vllaznisë, sepse dihet forca dhe cilësia e Vllaznisë.

Sigurisht që jam shumë i kënaqur me këtë fitore. Çfarë note i vini skuadrës sot? Unë doja vetëm të fitoja tre pikët sot, nuk ka rëndësi se çfarë note do të vendos skuadrës. Egnatia nuk është skuadër mbrojtëse, kemi shënuar 7 gola dhe kemi pësuar vetëm një gol. Ne duhet ta kishim mbyllur ndeshjen më parë. Që të fitosh skuadra duhet të jetë e ekuilibruar.

Pika më e fortë e kundërshtarit duhet të neutralizohet dhe ne bllokuam krahët e kundërshtarit. Jam shumë i kënaqur me skuadrën dhe sidomos me Fernandon, që ka bërë diferencën në këtë sfidë me veprimet në mesfushë, jo vetëm sepse shënoi. Me notët 8 e vlerësoj edhe unë skuadrën sot”, ka thënë Duro. / Oversport.tv

You may also like