“Durimi ka kufij”, shpërthen Lefter Maliqi: Çmimet po rriten e qytetarët po varfërohen

by admin
Spread the love

I-sh-deputeti Lefter Maliqi ka shpërthyer keq përmes një postimi në rrjetet sociale për gjendjen ekonomike në vend.

Maliqi shkruan se çmimet po rriten e qytetarët po varfërohen nga ditë në ditë, kurse oligarkët e politikanët janë ata që iu rritet pasuria. Nisur nga kjo panoramë, Maliqi bën thirrje që populli të ngrihet në protesta.

Postimi i Maliqit:

“Durimi ka kufij! Rritet çmimi i bukës, rritet çmimi i energjisë, rritet pasiguria, rritet shpopullimi, rritet trafikimi i drogës, rritet pasuria e qeveritarëve dhe oligarkëve, rritet babëzia, hipokrizia, aktrimi, ligësia, paaftësia, djallëzia… rritet qejfet e zyrtarëve, anarshia dhe vulgariteti. Qeshu “Rilindje” qeshu, se bota është e jotja… “se pëlcet, kërcet furtuna, fryhet Vjosa derdhet Buna, skuqet Semani dhe Drini, dridhet beu dhe zengjini, se pas vdekjes ndriti jeta…., Ngrihuni dhe bjeruni! Katundar’ e punëtor, që nga Shkodra deri në Vlorë.”, shkruan Maliqi.

You may also like