“Dukej si ëngjëll por ishte një bir…”

by admin
Spread the love

Andrea Pirlo gjithnjë është parë në sytë e tifozëve si një person i matur dhe i rezervuar jashtë fushës së lojës. Por duket se e vërteta është krejtësisht ndryshe. E këtë e thotë një person që ka ndarë fushën dhe dhomat e zhveshjes për një kohë të gjatë me të. Xhenaro Gatuzo ka zbuluar anën tjetër të Pirlos, atë përtej kamerave që askush nga tifozët nuk mund ta shihte.

Ish-lojtari i Milanit rrëfën një histori mes tyre, kur telefoni i tij i harruar në Milanelo ra në duart e “maestros”. Një titull ky që duket se ish-trajneri i Juventusit e mban edhe për rrëngjet e krijuara për miqtë e tij. Nga telefoni i Gatuzos kanë mbërritur mesazhe në drejtim të Galianit dhe Braidës dhe përmbajtja e tyre nuk ka qenë aspak e bukur për Xhenaron.

“Kur shikon Pirlon, sheh fytyrën e një engjëlli, por në fakt ai është bir ku… dhe gjithmonë i pëlqen të bëjë shaka. Ky njeri thjesht nuk pushon kurrë dhe gjithmonë mendon se si të bëjë shaka në kurriz të shokëve të skuadrës.

Pas një seance stërvitore në Milanelo hëngrëm drekë dhe kur shkova në shtëpi harrova celularin në tavolinë. Ai mori celularin dhe i dërgoi mesazh Galianit dhe Braidës dhe i ofroi motrën time. Kur erdha për celularin tim të gjithë ishin duke qeshur me mua dhe nuk e dija pse.

Fillimisht mendova se po qeshnin me mua sepse harrova celularin dhe më duhej të kthehesha në Milanelo, por fatkeqësisht nuk ishte kështu. Vetëm më vonë kur pashë mesazhet pashë se çfarë mesazhesh shkuan te Galiani dhe Braida, dhe më pas mora vesh që i dërgoi Pirlo”, ka treguar Gatuzo.

You may also like