Duka: Uniforma Ime, partneritet i FSHF-së me familjet shqiptare dhe ëndrrën e fëmijëve për t’u bërë futbollistë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Projekti madhor i FSHF-së “Uniforma Ime” vazhdon të zbatohet në çdo cep të vendit, duke pajisur me bazën materiale të nevojshme falas të gjithë futbollistët e vegjël, djem e vajza, që luajnë nëpër ekipet e moshave.

Ndalesa e radhës e këtij projekti ishte në Korçë, ku përfaqësuesit e FSHF-së shpërndanë setet e uniformave për disa nga ekipet e moshave të rajonit të Korçës gjatë një aktiviteti të zhvilluar në ambientet e stadiumit “Skënderbeu”.

Në këtë event ishte i pranishëm Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, përfaqësues të Shoqatës Rajonale të Futbollit Korçë, personalitete të futbollit korçar, prindër e shumë fëmijë që aktivizohen me ekipet e moshave të zonës së Korçës.

Në fjalën përshëndetëse Presidenti Duka u shpreh se ky projekt i FSHF-së nuk është vetëm një mbështetje financiare për fëmijët dhe familjet e tyre, por është një partneritet bashkëpunim me ëndrrën e fëmijëve për t’u bërë futbollistë profesionistë.

“Jemi për të vazhduar realizimin e projektit Uniforma Ime që vazhdon të zbatohet në të gjithë Shqipërinë dhe vazhdon edhe këtu në Korçë me një pjesë të skuadrave të moshave që janë pajisur tashmë ndër të tjerë po i marrin në dorëzim sot. Projekti për të cilin jemi këtu besoj se është një nga projektet më të mira të Federatës së Futbollit.

Është projekt unikal, sepse jemi e para Federatë në botë që kemi implementuar një iniciativë të tillë. Nuk është thjeshtë një ndihmë ekonomike për fëmijët dhe familjet, nuk është thjeshtë fakti se këto çanta, uniforma loje e stërvitjeje apo tutat do të kontribuojnë në financat e familjeve të fëmijëve të cilët luajnë futbollist, por është më shumë se kaq.

Është një bashkëpunim, një partneritet i FSHF-së, me fëmijët, me familjet, me ëndrrën e fëmijëve për t’u bërë futbollistë”, – tha kreu i qeverisë së futbollit shqiptar, duke shtuar se FSHF do të vazhdojë të mbështesë futbollin edhe përmes infrastrukturës, duke bashkëpunuar me të gjithë partnerët për t’i ofruar më shumë terrene sportive të rinjve.

“E rëndësishme për ne është që sa më shumë futbollistë të luajnë futboll, sa më shumë vajza të luajnë futboll, sa më shumë të kemi një jetë të shëndetshme sportive dhe sa më pak fëmijë me vese negative. Realisht Korça është një nga qytetet më të zhvilluara e përparimtare në përgjithësi edhe me infrastrukturën sportive dhe ambientet ku jemi sot, por gjithsesi padyshim që FSHF ka kontribuar në këtë infrastrukturë dhe është e gatshme të vazhdojë partneritetin me klubin e Skënderbeut, me presidentin Takaj, me Bashkinë e Korçës dhe me çdo partner tjetër për t’i dhuruar më shumë infrastrukturë këtyre fëmijëve me numrin e atyre që luajnë futboll është në rritje”, – theksoi Presidentin i FSHF-së.

You may also like