Duhet të prisni deri në datën 17 Tetor/ Astrologu Vincenzo Lagana paralajmëron këtë shenjë horoskopi

by admin
Spread the love

Dashi Horoskopi javor 11- 17 tetor 2021 Dëgjojeni zemrën këtë javë dhe lëreni veten të drejtoheni prej saj. Për ju të dashuruarit do jetë një periudhë sensuale dhe e bukur. Gjithçka që keni dashur do ju realizohet më së miri. Nëse jeni beqarë duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm dhe nuk duhet kurrsesi të pranoni të dilni me persona fanatikë dhe xhelozë sepse do vuani në të ardhmen. Me financat do jeni më të organizuar dhe më të arsyeshëm. Nuk do ndodhë asgjë e papritur po bëtë kujdes. Shëndeti do jetë goxha i mirë. Do keni imunitet të fortë dhe nuk do prekeni nga asgjë. Në punë do jeni profesionistë dhe do i habisni që të gjithë me ato që do arrini. Vazhdoni në këtë rrugë dhe keni për ta parë se ku do arrini.

Demi Horoskopi javor 11- 17 tetor 2021 Javë shumë e mirë do jetë kjo për të gjithë. Lëreni mënjanë egon dhe mundohuni t’i bëni gjërat sa më mirë. Bashkëpunimi në çift do jetë i fortë në çdo moment dhe dialogu do mbizotërojë. Do preferoni të qëndroni më tepër kohë pranë njeri-tjetrit. Ju beqarët do jeni mjaft joshës dhe do bëni për vete persona të shumte. Midis tyre mund të jetë edhe ai që do iu ofrojë një jetë të qetë dhe me momente të lumtura. Sipas Dritare.net, financat do i menaxhoni me shumë përkujdes dhe maturi prandaj gjendja do mbetet e mirë gjithë kohës. Shëndeti duhet pasur më tepër në vëmendje sidomos nëse vuani nga diabeti apo nga tensioni. Në punë do jeni mjaft ambiciozë dhe nuk do ndaleni derisa të arrini majat.

Binjakët Horoskopi javor 11- 17 tetor 2021 Këtë javë do keni më shumë besim tek vetja dhe do jeni mjaft të sigurt për hapat që do hidhni. Nëse keni një lidhje, duhet patjetër të bëni ndryshime sepse kështu si është situata mund të mërziteni pamasë. Flisni hapur me atë që keni në krah dhe shprehini dëshirat një e nga një. Ju beqarët do keni një javë të mbushur me njohje të reja dhe emocione. Më në fund do e ndryshoni edhe perceptimin që keni pasur për dashurinë. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni fort rripin sepse po filluan problemet keni për të pasur vështirësi akoma më të mëdha. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Shpesh mund të keni shqetësime dhe probleme që as nuk i kishit imagjinuar ndonjëherë. Për punën ka për të qenë një periudhe e favorshme. Do bëni disa zgjedhje me rëndësi të madhe të cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen.

Gaforrja Horoskopi javor 11- 17 tetor 2021 Javë e paqëndrueshme pritet të vijë dhe do gjendeni përballë shumë vështirësive. Jeta në çift nuk do jetë ashtu si ju e keni ëndërruar megjithatë nuk do mungojnë tërësisht çastet e këndshme. Ditët me diell do jenë e mërkura dhe e shtuna ose e diela. Ju beqarët do keni disa takime mjaft interesante, por nuk do jeni gati për të filluar lidhje serioze. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, por ju do dini si t’i menaxhoni dhe do e mbani gjendjen të stabilizuar. Shëndeti do jetë edhe më i mirë nga sa e kishit menduar. Nuk do ju mungojë energjia dhe alegria në çdo çast. Në punë do provoni eksperienca të reja dhe do ja dilni me sukses. Jeta familjare do jetë e njëjtë.

Luani Horoskopi javor 11- 17 tetor 2021 Po nuk u treguat të matur dhe të logjikshëm gjërat mund të marrin tatëpjetën këtë javë. Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni më të përgjegjshëm dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të hidhni hapa të nxituara. Kujdes edhe nga disa provokime të partnerit. Ju beqarët do keni një periudhe të mbushur me njohje të reja, por ata nuk do preferojnë ende të hedhin hapa. Buxhetin mbajeni gjithë kohës nën kontroll pasi shumë shpejt do keni nevojë jetike për para. Për shëndetin do kujdeseni mjaft dhe gjendja do vazhdoje të mbetet e stabilizuar. Në punë nuk do jeni shumë energjike ditët e para të javës, por pas të enjtes shumë gjera do ndryshojnë. Mos u dorëzoni lehtësisht.

Virgjëresha Horoskopi javor 11- 17 tetor 2021 Javë e zakonshme dhe pa probleme serioze. Ju të dashuruarit nuk duhet te bëni asgjë që nuk i pëlqen partnerit tuaj sepse mund të keni probleme serioze me të. Merreni çdo gjë shtruar dhe mendoni për të dy palët. Ju beqarët nuk do mendoni shumë për jetën sentimentale sepse do jeni të zënë me punë dhe angazhime të tjera. Buxheti nuk do jetë aspak i keq nëse shpenzoni me kursim dhe maturi. Po u treguat të pamatur situata do marrë tatëpjetën. Shëndeti duhet pasur më në kujdes se asnjëherë më parë. Do keni dhimbje barku, probleme me stomakun dhe kapsllëkun. Në punë do jeni të duruar dhe këmbëngulës. Mund të lodheni paksa, por në fund do arrini atje ku e keni planifikuar.

Peshorja Horoskopi javor 11- 17 tetor 2021 Marsi dhe Venusi do lëshojnë valë të mira këtë javë. Ata do ju ndihmojnë profesionalisht dhe do ju nxitin të tregoheni më të dashur. Asnjë planet nuk do influencojë mbi lidhjen tuaj në cift, por kjo nuk do të thotë që punët do shkojnë keq. Do jeni plot sharm dhe dëshirë për të jetuar. Edhe partneri do ju trajtojë mirë këtë javë. Ju beqarët do flirtoni shumë dhe do keni takime. Do kaloni një javë të mirë, por nuk do ketë gjëra serioze. Financat nuk do jenë të mira. Sipas Dritare.net, shëndeti do ketë disa probleme dhe ju duhet të kujdeseni më shumë. Mundohuni të mos stresoheni dhe flini më shumë. Perspektivat në punë janë shumë të mira. Përpiquni dhe pak më shumë dhe do arrini atje ku doni.

Akrepi Horoskopi javor 11- 17 tetor 2021 Këtë javë do jeni shumë më të vendosur dhe të bindur plotësisht për të hedhur hapa para. Mirëqenia do mbizotërojë gjithë kohës në jetën tuaj në çift. Do kaloni vetëm momente të bukura pranë partnerit dhe as që do mendoni t’i hidhni sytë diku tjetër. Ju beqarëve do ju rëndojë pafund vetmia dhe kjo mund t’iu shtyjë të bëni gjëra të gabuara. Kujdes sepse prej tyre do varet gjithë e ardhmja. Buxheti nuk do jetë ashtu si keni dashur dhe mund të bëni edhe sakrifica për të mos u rrënuar plotësisht. Nëse familjaret ju ofrojnë ndihme pranojeni e mos u tregoni krenarë. Shëndeti për fat të mirë do jetë i qëndrueshëm dhe nuk do keni asnjë lloj shqetësimi. Në punë do jeni të motivuar dhe do arrini atje ku keni ëndërruar gjithmonë.

Shigjetari Horoskopi javor 11- 17 tetor 2021 Planetët do ju nxitin të merrni vendime të rëndësishme gjatë kësaj jave. Do i jepni prioritet absolut jetës tuaj në çift dhe do bëni përpjekjet e duhura për ta konsoliduar situatën. Marrëdhënia me partnerin do jetë fantastike pas të martës dhe të gjithë do ju kenë zili. Ju beqarët do kënaqeni pafund pasi do arrini ta bëni për vete një person që ju bënte rezistence prej kohesh. Në planin financiar gjërat do ecin shumë herë më mirë se ditët e fundit. Do arrini të hiqni edhe disa para mënjanë. Për shëndetin duhet të përkujdeseni akoma më shumë. Mbrohuni sa të mundeni nga ndryshimet e shpeshta të temperaturave. Në punë nuk do preferoni të bëni shumë ndryshime, por në fakt do jeni të detyruar dhe keni për të përfituar nga të mirat që këto ndryshime do sjellin.

Lajme interesante

You may also like