Duhet të përfomonte në Amerikë, Era Istrefi “bllokohet” në Shqipëri; ja arsyeja

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, së fundmi i ka ndodhur një e papritur.  Artistja do të performonte në një koncert për mbrëmjen e Krishtlindjeve në New York të Amerikës, por ajo nuk do të marrë pjesë.

Arsyeja është refuzimi i vizës.  Këtë lajm ajo e ka bërë me dije vetë përmes një postimi në rrjetin social Instagram: “Më vjen shumë keq që nuk mund të jem në këtë event.

Viza nuk është realizuar në kohë. Janë disa gjëra të rralla por që ndodhin.  Shpresoj që shihemi së shpejti me krejt ata që kanë ardhë për mua aty”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Kujtojmë se Era Istrefi mori famë ndërkombëtare me këngën e saj “BonBon”, që ishte një ndër hitet më të mëdha në botë në vitin 2016.

You may also like