Dueli ndaj Partizanit, Vllaznia e Brdaric pa dy alternativa në sulm

by admin
Spread the love

Vllaznia do të përballet të shtunën me Partizanin në transfertë dhe kjo do të jetë një nga ndeshjet më interesante të javës së 21-të në Abissnet Superiore.

Shkodranët triumfuan kundër Teutës dhe do tentojnë të bëjnë të njëjtën gjë kundër “Demave”, që i kanë fituar dy ndeshjet e fundit në kampionat.

Trajneri Thomas Brdaric nuk do të ketë ekipin e plotë. Sulmuesi Ardit Hoxhaj ende nuk është rikuperuar dhe do të jetë jashtë edhe këtë fundjavë.

Veç tij, edhe Mehdi Çoba nuk mund të luajë. Sulmuesi i ri është një nga alternativat e përdorura nga gjermani në sulm. Ai ka pësuar një tërheqje. / oversport.tv

Lexo lajme interesante

You may also like