DUBAI – Konferenca e OKB-së për klimën zgjatet përtej axhendës

by admin
Spread the love



DUBAI, 12 dhjetor /ATSH-DPA/ – Ashtu siç pritej, konferenca e OKB-së për ndryshimet klimatike në Dubai ka kaluar në kohë shtesë, pasi pjesëmarrësit po përpiqen të bien dakord për një tekst përfundimtar.

Presidenti i konferencës, Sulltan al-Jaber nga Emiratet e Bashkuara Arabe në fakt donte të përfundonte takimin e pothuajse 200 shteteve sot në orën 11:00 (07:00 GMT), por shumë vende mbeten të zhgënjyera që teksti nuk shkon aq larg sa i përket angazhimeve për t’i dhënë fund përdorimit të karburanteve fosile.

Dje në mbrëmje, al-Jaber, gjithashtu kreu i kompanisë shtetërore të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe, kishte paraqitur një draft që Bashkimi Evropian, qeveria gjermane dhe dhjetëra shtete të tjera e kishin kategorizuar si zhgënjyese dhe joadekuate.

Organizatat mjedisore gjithashtu ishin kryesisht të indinjuara dhe kërkuan përmirësime./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakReportazhi i revistës rumune, “Ziare.Com”: Tirana, kryeqyteti shumëngjyrësh dhe miqësor me turistët


You may also like