Duam vendin e parë në DWTS

by admin
Spread the love

Mëngjesin e sotëm në “Wake Up” ishin të ftuar Ardit Çuni dhe balerina profesioniste Jora Hodo të cilët ishin liderët e grupit “Llokumet” që triumfuan mbrëmbjen e së premtes. Ata kanë rrëfyer më shumë mbi eksperiencën e tyre në këtë spektakël dhe jo vetëm.

“E premtja ka qenë plot tension dhe emocion. E kemi pasur përgjegjësinë shumë të madhe sepse nuk varej vetëm dyshja jonë por i gjithë grupi. Nëse nuk fitonim rrezikonte të eleminohej një nga ne. Ka qenë shumë punë e madhe sepse kam dashur që grupi të fitojë. Ia dolëm të gjithë së bashku”- u shpreh Arditi.

Nga ana tjetër, balerina e tij shoqëruese Jora u shpreh se fillimisht nuk ka dashur të jetë çift me Arditin: “Arditi ishte fantastik si lider. Njeriu më kritik në grup isha unë. Ia kam nxirë jetën. Në fillim para se të fillonte “Dancing Ëith The Stars” thoja ishalla nuk më bie mua. Mendoja që ishte pak i shkurtër dhe nuk e dija sa do realizonim koreografitë e vështira. Nuk e dija që ai kërcente. Nëse do më thonin tani që të mund të zgjidhja, do zgjidhja përsëri Arditin”- tregoi Jora.

Sa i përket skuadrës tjetër, me të cilën nuk munguan as debatet, dyshja e “DWTS” u shprehën: “I kam thënë Jorës që ata janë ekip shumë i mirë dhe kanë balerinë profesionistë shumë të zotë, por do çalojnë në pjesën televizive. Ndryshe nga grupi tjetër, unë e njoh mirë procesin e krijimit të një koreografie për kamerat. U bë diçka që të dukej bukur në ekran. Ky mendoj ishte çelësi i suksesit tonë.

Ne ndërruam 4 skena brenda pak minutash, që nuk është e thjeshtë. Kemi patur vetëm tre ditë kohë për ta mësuar e për t’u ushtruar. Po më mbështesin më shumë se në “Big Brother” sepse audiencën më të madhe e fitova pas daljes nga shtëpia. Jam shumë i lumtur që njerëzit e kuptuan se kush është Arditi. Unë jam shumë i drejtpërdrejtë, nëse nuk më pëlqen diçka, nuk më pëlqen dhe e them. Nuk ka gjë më të bukur kur ti po punon fort dhe po sheh rezultatet.

Kush nuk e do një çmim të parë. Paratë janë një shumë e konsiderueshme. Por mendoj se kam punuar shumë vite dhe ka patur momente që nuk jam vlerësuar si duhet. Kështu që një çmim i parë do ishte një nga momentet më emocionale të karrierës sime. Do i jepja një përgjigje të gjitha atyre brrylave… Kam konkurrencë shumë të fortë. Si fillim konkurrenca më e fortë është me veten. Por Elhaida është shumë rivale e fortë”, u shpreh Arditi.

You may also like