‘Dua unazën tani!’, Fifi kërkesë publike partnerit, reagon Adisi. Dasmë në horizont?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ajo është një nga artistet më të preferuara në Shqipëri. Bëhet fjalë për Filloreta Raçin, e njohur ndryshe edhe me emrin e artit Fifi, e cila pa dyshim është një nga këngëtaret më të dëgjuara në vendin tonë. Prej disa kohës, Fifi është në një marrëdhënie dashurie me Adis Patushin, lidhja e të cilëve diskutohet gjatë prej kohësh në media.

Si Fifi, ashtu edhe Adisi janë shumë aktivë në rrjete sociale, teksa herë pas here publikojnë momente romantike me njëri-tjetrin dhe nuk ngurrojnë as t’i shprehin dashurinë publikisht njëri-tjetrit. Së fundmi, këngëtarja i ka bërë një kërkesë publike partnerit të saj.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ku ajo shihet krah partnerit të saj, këngëtarja i ka kërkuar Adisit unazën, si dhe i ka shprehur dashurinë deri në vdekje. ‘Të dua deri në vdekje dhe hajde tundu mos më rri…unazën tani!!’ – shkruan Fifi në postimin e saj.

Teksa sigurisht nuk ka munguar as reagimi e përgjigja e Adis Patushit, i cili e ka ripostuar në profilin e tij story-n e Fifit dhe shkruan se këtë gjë e ka planifikuar në jetën e tij. ‘Unë e kam pas planifiku në jetën time ktë’.

You may also like