Dua të tregoj kush jam dhe shpresoj të bashkohem me…Kejsin!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Reperi i njohur shqiptar, Stresi është një nga banorët e edicionit të parë të Big Brother VIP në Kosovë. Kjo është një aventurë e re për reperin shqiptar, i cili ishte një hyrje surprizë për të gjithë në shtëpinë më të famshme në Kosovë. Edhe pse ka vetëm 4 ditë që është pjesë e këtij formati, deklaratat e bëra brenda shtëpisë së Big Brother kanë qenë të shumta.

E ditën e sotme, ai ka bërë një tjetër deklaratë shumë befasuese, ku teksa po fliste me banorët e tjerë, reperi tha se dëshiron që të rikthehet me ish bashkëshorten e tij, Kejsi, pasi të dalë nga shtëpia e famshme. Gjithashtu, ai tha se do të tregojë kulturën e tij dhe si e kanë etiketuar prindërit.

“Shumica më kanë etiketuar Stresi është kështu, ama ky vend do të tregojë shumë për mua. Një, si një eksperiencë që vjen një herë në jetë dhe të tregoj kulturën dhe se si më kanë edukuar prindërit. Nuk jam ai që më kanë etiketuar shumë. Vij prej një familje të mirë dhe krenohem me nënën dhe babën që kam.

Arsyeja e dytë është që të njoh veten se kush jam dhe po mendoj që t’i jap shans vetes dhe me harruar disa gabime që kam bërë si dhe me shpresuar që pas BB të mund të bashkohem me ish bashkëshorten time.” – u shpreh reperi i njohur shqiptar Stresi në Big Brother VIP Kosova

You may also like