“Dua të më trajtosh si një princeshë”, kërkesa e radhës e Beatrix për Donaldin

by admin
Spread the love

Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj kanë nisur një lidhje dashurie brenda Big Brother VIP që një kohë të gjatë.

Dyshja, të cilët janë shumë të komentuar në rrjete sociale e faqet rozë, vazhdojnë të shijojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit.

Të njëjtit së fundmi kanë qenë duke qëndruar në oborr së bashku me Meridianin, Einxhel dhe Dagz, ndërkohë që Ramosaj i ka bërë një kërkesë prezantuesit nga Vlora.

Ajo do që ta trajtojë si princeshë duke i qëndruar gjithnjë afër e ta ketë pas vetes.

“Dua të më mbash dorën ndërkohë që ti punon, dua të më ledhatosh flokët, dua të më trajtosh si princeshë, të mos ma lëshosh dorën kur ti të ha”, u shpreh 27-vjeçarja.


Donaldi në anën tjetër bëri një reagim epik duke thënë se shpreson që mos të jetë brenda për Ditën e të Dashuruarve, Shën Valentin.

Romanca e aktorit të njohur vjen pas ndarjes nga ylli i “Përputhen, Bora Zemani.


You may also like