Dua të dal nga këtu, bëra shumë gabim që erdha

by admin
Spread the love

Duket se Olta ishte e mbushur me emocione të ndryshme, pas surprizës por edhe pas kritikave që mori mbrëmë në Prime, ndaj mëngjesin e sotëm shpërtheu në lot.

Sapo u zgjua, në një diskutim me Valbonën, Olta tha se “nuk është mirë”, duke shtuar se kjo është për shkak të fjalëve që iu thanë mbrëmë në Prime. Olta u shpreh se “ajo është lojtare” dhe se tani e tutje do flejë gjumë.

“U ngarkova shumë, e mbajta të gjithë përbrenda, por nuk e shijova dot. Jam zgjuar shumë keq. A bëj unë gabim se përballem çdo sekondë me çdo gjë? Më kthehen mua në atë formë? Mua që jam lojtare këtu, të më kthehen mua? Shumë bukur, ia fus gjumit si 70% e shtëpisë kët. Nuk duroj të më flasi asnjë njeri ashtu. Nuk mbaj më, nuk dua më të mbaj.

Shumë gabim bëra që erdha, shumë gabim. Nuk më falet. Edhe këtë që po bëj tani, gabim po bëj. Do iki fare, është tepër vonë tani. Dua ta kthej mbrapsh. Nuk doja të shkoja në këtë pikë. Unë jam e keqkuptuar, nuk e dija që mund të isha kaq e keqkuptuar në shoqëri. Po shokohem me këtë gjë”– tha Olta Gixhari.

You may also like