‘Dua që njerëzit të dëgjojnë versionin tim’

by admin
Spread the love

“Easy on Me” është kënga e shumëpritur e Adele – e cila do të publikohet më 15 tetor – ku këngëtarja duket se kërkon pak dhembshuri dhe mirëkuptim pas divorcit.

“Nuk është se dikush më ka sulmuar, por unë i kam dhënë fund një martese. Tregohu i sjellshëm me mua. Ishte kënga e parë që shkrova për albumin dhe më pas nuk shkrova asgjë tjetër për gjashtë muaj pasi mendova: Mirë, mirë, i kam thënë të gjitha,” tha Adele për British Vogue në kopertinën e nëntorit.

Kënga dhe albumi i ardhshëm adreson divorcin e Adele nga Simon Konecki, babai i djalit të saj 8-vjeçar, Angelo. Megjithëse nuk është vetëm për ndarjen.

“Supozova se do të ishte për divorcin tim, por nuk është kështu. Epo ajo këngë padyshim që është.”

Këngëtarja e përshkroi albumin si vetëshkatërrim, pastaj reflektim dhe më pas si një lloj lirie.

“Por ndihem gati. Unë me të vërtetë dua që njerëzit të dëgjojnë versionin tim të historisë këtë herë.”

Në album, Adele ndalet edhe te të qenit një nënë e divorcuar. “Djali im ka pasur shumë pyetje. Pyetje vërtet të mira, pyetje vërtet të pafajshme, për të cilat unë thjesht nuk kam një përgjigje,” shtoi ajo.

“Unë thjesht ndjeva se doja t’i shpjegoja, përmes këtij albumi, kur ai të jetë në të njëzetat ose të tridhjetat, kush jam dhe pse kam zgjedhur vullnetarisht të çmontoj gjithë jetën e tij në kërkim të lumturisë sime. E kam bërë vërtet të palumtur ndonjëherë. Dhe kjo është një plagë për mua që nuk e di nëse do të jem ndonjëherë në gjendje ta shëroj.”

Një tjetër këngë është krijuar për të ndihmuar Angelo-n të kuptojë se si të trajtojë partneret/ët e tij të ardhshëm romantikë. “Albumi padyshim ka të bëjë me gjërat që kanë ndodhur, por unë doja ta vendosja në album për t’i treguar Angelo-s se si pres që ai të trajtojë partnerin/en e tij, pavarësisht nëse është një grua apo një burrë apo çfarëdo,” thotë ajo.”

Sa i përket arsyeve të divorcit me Konecki, Adele thotë se nuk kishte ndonjë dramë të madhe.

“Thjesht nuk ishte më e përshtatshme për mua. Nuk doja të përfundoja si shumë njerëz të tjerë që njihja. Unë nuk isha e mjerë, por do të isha po të mos e vendosja veten të parën. Por, po, asgjë e keqe nuk ka ndodhur apo diçka e tillë.”

Adele është në një lidhje me Rich Paul, një agjent për sportistët.


You may also like