“Dua përgjigje deri në fund të korrikut”, klubi i sheikëve në sulm për Brojën

by admin
Spread the love

Armando Broja vazhdon të pëlqehet dhe kërkohet nga klube të ndryshme. Sulmuesi i talentuar është pjesë e Chelsea deri në vitin 2026, dëshira për të luajtur në “Stamford Bridge” është e madhe, por karriera e 20-vjeçarit pritet të vijojë diku tjetër.

Broja ia ka bërë të qartë trajnerit Thomas Tuchel se nëse nuk e ka besimin e tij, atëherë është më mirë që ta shesin. Huazimet nuk i preferon më dhe kërkon të largohet përfundimisht nëse nuk bën pjesë në planet e trajnerit gjerman.

Newcastle nuk i ka problem paratë, në “St. James Park” po ndërtojnë një skuadër cilësore dhe mediet angleze shkruan se Broja është objektivi kryesor i “Qymyrxhinjve” për sulmin, dhe i preferuari i trajnerit Howe.

West Ham dhe Everton vazhdojnë të monitorojnë situatën e lojtarit të kombëtares shqiptare, ndërkohë që te Southamton, klubi ku kaloi i huazuar sezonin e fundit, janë optimistë për blerjen e kartonit të tij.

Në Itali e pëlqejnë Milan, Napoli dhe Atalanta, teksa u përfol edhe për një interesim nga Ajaksi në Holandë. Broja i ka vendosur kohë deri në fund të muajit Chelsea dhe Tuchel për t’i dhënë një përgjigje finale.

Mediet angleze shkruajnë se ai është takuar edhe me Todd Boehly, presidentin e Chelsea. Ky i fundit e vlerëson lojtarit e talentuar nga Malësia e Madhe, por e ardhmja e tij me klubin londinez varet nga trajneri gjerman.


Top Channel

You may also like