Dua Lipën e injorojnë ish kunatat e saj, motrat Hadid – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

18:00 | 29 Dhjetor 2021

Së fundi në media ka bërë bujë ndarja e Dua Lipës me Anwar Hadid.

Ky lajm qarkulloi për javë të tëra në mediat shqiptare dhe ato ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.

Edhe pse asnjëri nga ata nuk e kanë dhënë fjalën e fundit, ata nuk kanë postuar asnjë imazh së bashku.

Por ajo që ka shtyer publikun të dyshojë është Anwari i cili ka ndaluar duke e ndjekur Duan dhe i ka fshirë të gjitha fotot e përbashkëta me të.

Por një gjë tillë nuk e ka bërë Dua e cila nuk ka bërë asnjë veprim të vetëm.

Madje ajo ka vazhduar të ndjekë edhe motrat e tij, Gigin dhe Bellan.

Por pas lajmeve për ndarjen e ciftit, motrat Hadid, kanë stopuar dhe nuk i kanë bërë edhe një like të vetëm në imazhet e Duas.

Kjo gjë ka rënë në sy nga publiku për faktin që ato kanë gëzuar raport shumë të mirë bashkë.

A do të përmirësohen apo do të mbesin njejtë raportet e tyre na mbetet të presim dhe të shohim vazhdimësin./Shqip/


You may also like