Dua Lipa vë në pah këmbët e saj të gjata dhe atraktive e veshur me fustan të shkurtër në Miami

by admin
Spread the love

Ajo aktualisht është në turneun e saj “Future Nostalgia” në Miami.

Dhe gjatë një pushimi nga koncertet, Dua Lipa u pa duke u nisur për një darkë, për të ngrënë sushi mbrëmjen e së enjtes, shkruan DailyMail.

Ajo tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve, e veshur me një fustan të bardhë rrjete, që dukej të ishte i qëndisur me grep.

Ylli i hitit “New Rules”, 26 vjeçe, e plotësoi veshjen me rripa me një palë taka të gjelbra, të cilat i shtuan disa centimetra lartësi trupit të saj të hollë.


Në çantën e saj të çuditshme të shpatullave u shfaq edhe nuanca e ngjyrës së blertë që binte në sy.

Makijazhi i Duas nxori në pah tiparet e saj të bukura, ndërsa një aplikim i buzëkuqit koral dhe një rimel i lehtë kontribuuan në pamjen e saj në mbrëmje.

Ylli me prejardhje nga Kosova, e cila fitoi çmimin “Artistja më e mirë e zhanrit Pop/R&B” në Brit Awards 2022, i kishte lënë flokët e saj të zeza pas veshëve, për të nxjerrë në pah një gjerdan argjendi dhe një palë vathë në formë të rrathëve.

Ka qenë një javë e mbushur me angazhime për Dua Lipën, pasi ajo filloi turneun e saj “Future Nostalgia” në shtetin e Floridas të mërkurën mbrëma.

Këngëtarja i mahniti të pranishmit në koncert duke u shfaqur me një kostum në ngjyrë të gjelbër, i cili shfaqte linjat e saj atraktive trupore.

Ajo u detyrua të shtynte dy herë turneun “Future Nostalgia”, të quajtur sipas albumit të saj me të njëjtin titull, për shkak të pandemisë globale e cila filloi në vitin 2020.

 


Lexo lajme interesante

You may also like