Dua Lipa u detyrua të linte duhanin për të mbrojtur zërin e saj, zbulon nëse ia doli

by admin
Spread the love

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, thuhet se së fundmi ka lënë duhanin për të mbrojtur zërin e saj.

Krijuesja e hitit “Levitating” është aktualisht në turneun e saj “Future Nostalgia” – i cili u shty disa herë për shkak të pandemisë COVID-19 – dhe para së të dilte në skenë ajo mori vendimin për të lënë duhanin.

Një periudhë në dhjetor të vitit 2021 bëri më në fund atë të linte përgjithmonë duhanin.

Duke folur në episodin e fundit të ‘podcast’-it të saj, “At Your Service”, ajo zbuloi: “Kam pasur laringit në dhjetor dhe ky lloj më bëri ta lija duhanin një muaj më herët se sa kisha menduar. Por e bëra dhe i kam qëndruar”.


Dua – e cila filloi turneun në Miami në shkurt dhe do të përfundojë koncertet e mëdha në nëntor të këtij viti në Perth, Australi – thotë se lënia e duhanit e ka bërë të jetë më e shëndetshme gjatë udhëtimit nëpër botë.

“Unë çdo natë shënoj të gjitha gjërat e mira që kam bërë për trupin tim dhe gjërat që kam bërë për veten time. Madje sigurohem që të kem kohë të lexoj librin tim dhe të kem pak kohë për t’u kujdesur për veten, në këto mënyra përpiqem të qëndroj në krye të shëndetit tim mendor dhe qëndroj energjik duke ditur se kam bërë gjëra për veten time që me të vërtetë i mbush ditët e mia në mënyra të ndryshme”, vazhdoi më tej Lipa.

“Kjo më mban vërtet të lumtur dhe vërtet të shëndoshë”, thotë mes tjerash krijuesja e hitit “One Kiss”.

 


You may also like