Dua Lipa në Gërmi | Mesazhi.com

by admin
Spread the love

Bajram Ramadani Asipi

Dje, tek shetisja nëpër Gërmi, vërejta në hyrje të gërmisë ku përgatitej një skenë gjigante.

Më thanë që pas dy tre ditëve do të mban koncert Dua lipa, ku bileta më e ulët do të jet 50 € e më e larta 1000 €.

Do të grumbullohen qindra mijëra shqiptar këtu për ta parë dua-n tek sa nuk këndon (sepse vetëm përcjell). Do të tubohen shqiptarët për ta parë duan tek përdredhohet e lakohet, e publiku do të hipnotizohet nga performansa e duas. Aty do të pihet raki pa kufi, aty do të bahet rezilhane e madhe, aty do të merret drogë pa masë, aty do të shfrenohen të rinjtë e të rejat si asnjëherë, aty do të urinohet pa kontrollë nga të rinjë e pleq, aty do të bien shumë njerëz në trans, e çka e çka jo tjetër degjeneruese. Krejt kjo nga të rinjë e të reja shqiptarë musliman. E gjithë kjo në emër të kulturës. Kurse po të njëjtit kur të çelet biseda e fesë. Këta thonë , ku janë muslimanët. Harrojnë se edhe ata janë musliman, por janë në greminë (gërmi)! Kjo ndodhë në Kosovën, shtetin e ri , e të brisht , me 100 mijë probleme….! Leje sa Dua, paska kërkuar që një pjesë e madhe e gërmisë të i dhurohet asajë për shfrytëzim për 99 vite, që do të thot edhe 99 vite mos të mungojë aty rezilllëku, nënKosovën me shumicë absolute muslimane. Po më kujtohet në vitet 90-ta, në Kumanovë pat dasht të vijë në koncert një këngëtar kontravers për ne, dhe për një ditë gjitha pllakatat nëpër kumanovë ia kishim shkyer, dhe zbrapsja e këngëtarit..!

Zot, ruaje Kosovën dhe vëllezërit dhe motrat tona nga ndikimet e këqia dhe degjeneruese nga qarqet dashakeqe, dhe bëre që mos të mundë të mbahet ky festival!

Nga: Bajram Ramadani Asipi

You may also like