Dua Lipa mahnitëse në premierën e filmit “Barbie” në Londër

by admin
Spread the love

Pas paraqitjes në tepihun ngjyrë rozë në premierën e filmit Barbie në Los Angeles, Dua Lipa dhe kasta e aktorëve të këtij filmi ishin të pranishëm edhe në premierën e tij në Londër.

Lipa e cila luan rolin e Barbit Sirenë në këtë film, në këtë premierë u duk mahnitëse. Ajo pati të veshur këtë fustan të cilin e disajnoi bashkë me Versacen.

Fustani ishte vezullues, i zbukuruar me kristale. Në të shiheshin shembuj lulesh e fluturash.

Fluturat u panë edhe në varësen e saj në qafë dhe sandale.

Lipa për këtë premierë mblodhi flokët lartë për tu përshtatur me pamjet nga Barbie.

Dua Lipa për filmin “Barbie” realizoi këngën “Dance the Night”, ku bëri edhe videon e saj e ku shihen yjet e filmit.

Filmi “Barbie’ në kinema do të lansohet nga data 21 korrik 2023.

Sa i përket fustanit të Lipës, të cilin e pati të veshur në premierën e Barbie në Londër, ai është pjesë e koleksionit La Vakanza, të cilin Lipa e disajnoi bashkë me Versace, e i cili u debutua gjatë festivalit të filmit në Kanë të Francës muajin maj.

Lipa në një deklaratë për media me këtë rast ka thënë se qëllimi i realizimit të koleksioit ishte të krijonte veshje që mund të vishen gjatë tërë verës, por edhe sipas shijes së njerëzve, diçka që pëlqejnë edhe ata.

Donatella Versace në anën tjetër ka lëvduar Lipën e cila ka thënë se bashkëpunimi me të ishte shumë emocionues, dhe se i pëlqen dinamika në mes tyre.

Sipas Versaces, Lipa është e fortë, e guximshme, e lirë dhe ka vizion të veçantë për kretivitet./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

You may also like