Dua Lipa largohet nga Milano me një veshje kontrasti

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ajo ka shijuar pamjet dhe tingujt e Milanos në Itali, për Javën e Modës në qytet.

Dhe koha e Dua Lipës në qendrën e modës duket se ka marrë fund, pasi ylli u pa në aeroportin e Milanos të hënën.

Këngëtarja 26 -vjeçare, dukej tipike elegante teksa po përgatitej të shkonte në shtëpi, e veshur me një bluzë ngjyrë blu dhe të bardhë dhe xhinse të errëta.

Ylli tregoi barkun e saj të tonifikuar ndërsa drejtohej për te porta e aeroplanit.

Bukuroshja brune i kishte kapur flokët e saj të zeza në formën e një bishti të lëshuar pas shpinës.

Duke qëndruar e mbrojtur nga COVID-19, ajo u sigurua që të mbante një maskë rozë në fytyrën e saj.

Dua gjithashtu i mbrojti sytë nga kamerat me syze dielli të bardha të stilit të skijimit.

Udhëtimi i saj në aeroport vjen kur ajo bëri magjepsjen së bashku me Demi Moore dhe Elizabeth Hurley të dielën në mbrëmje, kur ato mbërritën në selinë e “Versace” para ngjarjes speciale të Javës së Modës në Milano.

Duke zbukuruar sfilatën e re të “Versace”-s, yjet defiluan me veshjet e koleksionit të ri, i cili u promovua në Milano.

 


You may also like