Dua Lipa kujton Vjosa Berishën

by admin
Spread the love

PriFilm Fest mbrëmë ka mbyllur edicionin e tij të 14-të i cili ka nisur me 20 shtator.Në mbyllje të këtij edicioni u ndanë edhe çmimet e përvitshme të festivalit.

Nën moton “For Her”, ky edicion ju dedikua drejtoreshës së ndjerë, Vjosa Berisha e cila vdiq më 23 qershor të këtij viti.Vjosa, jo vetëm që i mungoi festivalit po edhe të gjithë njerëzve që e kanë njohur e kanë punuar me të.

Lekë Berisha, djali i Vjosës, pas përfundimit të këtij edicioni ka publikuar një status falënderimi për të gjithë ata që e mbështetën festivalin.

“Faleminderit shumë të gjithëve për mbështetjen dhe fjalët e mira që i dhatë këtë javë për Vjosën. Faleminderit shumë krejt stafit dhe vullnetarëve të PriFest për punën e palodhshme, na keni lehtësu sadopak dhimbjen e papërshkrueshme që po e ndiejmë në mungesë të saj. Falënderim i veçantë dhe respekt pafund për ty Dadush, që ke mbrri me e organizu kaq mirë këtë edicion përkundër krejt vështirësive. Ota is proud of you. Ju dua mas shumti!”, ka shkruar Leka.

LEXO EDHE KETE

Plas skandali: Trajneri i skuadrës së njohur dhunon fizikisht bashkëshorten në mes të rrugës (VIDEO)

Këtë dedikim e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram edhe ylli Dua Lipa si kujtim dhe nderim për Vjosën.

“Ota, PriFest. ForHer”, shkruan Dua.

Lexo lajme interesante

You may also like