Droga, gjendje e jashtëzakonshme në San Francisko – Shqip

by admin
Spread the love

Kryetari i bashkisë së San Franciskos ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në qarkun e qytetit, i cili ka parë një rritje të vdekjeve nga mbidoza e drogës që nga viti i kaluar.

Këto raste lidhen kryesisht me përdorimin e barit sintetik fentanil.

Lagjja Tenderloin, jo shumë larg qendrës turistike të San Franciskos, është fokusi i këtij problemi.

“Mesatarisht, më shumë se dy vdesin në ditë nga mbidoza, kryesisht nga fentanili,” tha zyrtari i qytetit Matt Hayney, duke shtuar se kjo krizë shëndetësore kërkon një përgjigje urgjente.

Numri i njerëzve të mbidozuar në San Francisko është rritur në mënyrë dramatike që nga mesi i viteve 2010 me ardhjen e opiateve sintetike, shumë më të fuqishme se heroina ose morfina.

Vitin e kaluar ka pasur më së shumti vdekje nga mbidoza deri më sot 711 të tilla. /tesheshi.com/

You may also like